YT Helios - шаблон joomla Скрипты

fletvolanti2

“Euromed shpk”,Importues dhe Distributor i Pajisjeve dhe Materialeve Mjekësore nëpërmjet “Divizionit DDD+D”, i pajisur me Licensë LN-9238-03-2015 nga QKL, tashmë realizon Shërbimin e Dezinfektimit, Deratizimit, Dezinsektimit dhe Dearomatizimit të mjediseve dhe ambjenteve publike e private.

“Euromed shpk” duke qenë pjesë e “VINI PHARMA MEDICAL GROUP”, e cila ka një eksperiencë 22 vjeçare në fushën farmaceutike me logjistikë të shtrirë në të gjithë vendin, tashmë është Distributor i Kompanisë “BAYER Crop Science” dhe përdor produktet e saj të njohura për cilësinë mjaft të lartë në fushën “DDDD”.

Divizioni DDD+D vepron në bazë të akteve ligjore për mjedisin dhe higjienën, në përputhje me Rregulloren e “Bayer” dhe standartet europiane.

 

“Euromed - Divizioni DDD+D” mbështetur mbi Eksperiencën Profesionale të Stafit, Produktet e Standarteve Europiane dhe Logjistikën e Mjeteve dhe Pajisjeve në dispozicion të tij, Garanton Cilësi dhe Efikasitet gjatë realizimit të Shërbimit
të Dezinfektimit, Dezinsektimit, Deratizimit dhe Dearomatizimit.
Kompania jonë merr përsipër vleresimin e situatës “FALAS” dhe evidentimin konkret të nevojës për trajtim DDD+D duke siguruar një shkallë të lartë teknike trajtimi për eleminimin e insekteve, brejtësve dhe parazitëve të tjerë në të gjithë ambjentet e mjediset, në bazë të përdorimit të metodave ekologjike.